Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara
Situata e zjarreve në vend, edhe pse shkon drejt normalizimit, sërish mbetet kritike në disa zona të veçanta, sin ë Dajt, Pukë dhe Mirditë. Ministri Ermal Nufi njoftoi sot edhe përditësimin e situatës. Ai tha se Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për përballimin e zjarreve, kurse ekipet operacionale po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndërsa në mbështetje të tyre janë angazhuar efektivë, mjete zjarrfikëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara në Dajt, Mirditë dhe Pukë. “Forcat e Armatosura, të angazhuara intensivisht në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit. Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna e...
Burimi:
javanews.al