Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e 2 të rinjve të plagosur, të shtruar te QSUT!

Vetëm 24 orë pas zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ku disa persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, dy prej tyre vijojnë të marrin trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Më e rëndë mbetet gjendja e 25-vjeçares Ana Dyrmishi, e cila ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit. Burime nga QSUT bëjnë me dije se e reja ndodhet në Reanimacion dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Sipas të njëjtave burime, ajo ka djegie në rreth 85% të trupit dhe gjendja e saj vijon të jetë e rëndë. Nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Mjekët po ndjekin ecurinë e gjendjes...