Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim përpara!

Nis një aventurë “e re” për Diant Ramajn. Portieri me origjinë shqiptare, i cili ka luajtur me ekipet e moshave të Gjermanisë, ka vendosur që këtë sezon të luajë për skuadrën e Kopenhagës në Danimarkë. Në fakt është një aventurë e dytë e tij në radhët e këtij ekipi, pasi ka qenë i huazuar atje dy sezone më parë, duke e ndihmuar që të fitojë kampionatin dhe Kupën në Danimarkë. Lojtari në pronësi të Borusia Dortmund, është dhënë përsëri në huazim në këtë aventurë të re në klubin danez. “Jam shumë i lumtur që është arritur marrëveshja dhe mezi pres të ribashkohem me shokët e mi të ekipit. Kam kaluar një kohë fantastike këtu dhe ndiej se ky është vendi i duhur për mua. Më...