Polivalenca, fuqia e re e Bayern! Davies ndryshon pozicion, Brown mbulon tre role
17 Gusht 2026 16:52 Telesport Te Bayern pritet një ndryshim interesant në formacion. I transferuar për 50 mln euro, Brown do të marrë rolin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes. Talenti gjerman shihet si një nga lojtarët më premtues në botë. Ndërkohë, Alphonso Davies sipas TZ pritet të spostohet në krahun e majtë të sulmit, si zëvendësues i Luis Diaz. Kanadezi, i cili zakonisht aktivizohet si mbrojtës i majtë, mund të përdoret më lart në fushë për shkak të shpejtësisë dhe aftësive të tij në duelet një kundër një. Ky ndryshim do t’i jepte Bayern një tjetër opsion ofensiv dhe më shumë dinamizëm në krah. Nuk duhet harruar se Brown luan edhe si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor qendre.
Burimi:
telesport.al