Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Situata nga zjarret ka prekur edhe zonën e Bulqizës. Një vatër e madhe flakësh u shfaq sot (17 gusht) në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë Helmesit, e cila ka dalë jashtë kontrollit. Pavarësisht pranisë së forcave të shumta në terren për izolimin e flakëve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Terreni malor e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen, duke e bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona të përfshira nga flakët. Në terren vijojnë të luftojnë me zjarrin punonjës të shërbimit zjarrfikës, Bashkisë Bulqizë, shërbimit pyjor, si dhe forca të ushtrisë.