U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

Gjykata e Apelit ka vendosur që të lirojë nga burgu ish-shefin e Komisariatit të Policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari, duke ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij për çështjen e ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar. Nga masa e mëparshme “arrest me burg”, togat e zeza të shkallës së dytë mësohet se kanë vendosur nxjerrjen e tij nga qelia dhe caktimin e masës shtrënguese “detyrim për t’u paraqitur” pranë policisë gjyqësore. Ish-drejtuesi i policisë u ndalua më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimet për shpërdorim detyre, lidhur me kontrollet dhe procedimet ndaj ndërtimeve pa leje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit. Për këtë çështje u pezullua dhe procedua i gjithë zinxhiri komandues i Komisariatit, të cilët kishin lejuar ndërtimin pa leje të një...