“Hartë memece për të mbyturit” – teatri si hapësirë kujtese, dramaturgjia si dëshmi
Nga Dr. Silvana Leka Metafora e ikjes dhe e harresës Gushti ka peshë të veçantë në historinë dhe kujtesën e Durrësit që, në harkun e këtij muaji, ndërthur ngjarje me rëndësi, që ndikuan në fatin e tij, që nga rënia e qytetit nën sundimin osman (13-17 gusht 1501), te krijimi i flotës detare luftarake (15 gusht 1945) e deri te eksodet e gushtit 1991, disa prej të cilave janë të pranishme në kujtesën publike e të tjera më pak të artikuluara. Në këtë kuadër, vënia në skenë e “Hartë memece për të mbyturit” të Arian Lekës në shëtitoren “Taulantia”, në 35-vjetorin e eksodeve, ofroi një dimension të mirëfilltë dramaturgjik kujtese, pasi zhvendosja e performancës në bregdet, e konceptuar nga regjisorja Driada Dervishi, ishte zgjedhje e...
Burimi:
javanews.al