Sarajeva thyen rekordet e turizmit me mesazhin e bashkimit përmes muzikës dhe kulturës
Sarajeva po përjeton një bum turistik, me një fluks rekord vizitorësh nga e gjithë bota. Kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës po shijon një verë të mbushur me koncerte të mëdha, aktivitete filmike dhe evente argëtuese, duke dëshmuar se tashmë nuk është më një destinacion që vizitorët e huaj e zbulojnë vetëm për shkak të historisë së tij komplekse, por një qytet ku njerëzit vijnë për kulturën, argëtimin, gastronominë dhe natyrën. Më shumë se 100 mijë turistë vizituan Sarajevën vetëm gjatë muajit korrik, ndërsa një seri eventesh të mëdha po e shndërrojnë qytetin në një nga destinacionet më të gjalla të Ballkanit këtë verë. Dyzet vjet pas Lojërave Olimpike Dimërore, Sarajeva po dëshmon sërish fuqinë e saj për të tërhequr njerëz nga e gjithë bota, këtë herë përmes...
Burimi:
kultplus.com