“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

Kryeekonomisti i bankës së dytë më të madhe të Rusisë është detyruar të largohet nga puna, pasi guxoi të kritikonte gjendjen e ekonomisë ruse, duke paralajmëruar se Moska nuk mund të fitonte një luftë të zgjatur ekonomike shkatërruese me Ukrainën. Andrei Klepac, i cili mbante këtë pozicion në bankën shtetërore të zhvillimit VEB që nga viti 2014, u shkarkua disa ditë pasi mediat ruse publikuan përmbajtjen e një fjalimi shumë kritik që ai kishte mbajtur para ekonomistëve të tjerë majin e kaluar. Në fjalimin e raportuar për herë të parë nga Moscow Times, Klepac argumentoi se Rusia po “mbetej prapa” ekonomikisht Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe “në disa zona edhe Ukrainës”. Ai gjithashtu paralajmëroi se presionet që lufta po i shkakton ekonomisë ruse do...