Kim Jong-Un anashkaloi sanksionet dhe futi deri në 22 miliardë dollarë në arkë! Ushtria e hakerave, kriptot dhe programi bërthamor
Kim Jong-un i Koresë së Veriut ka më shumë para në arkën e tij se në çdo kohë në 15 vitet e tij në pushtet. Regjimi i Phenianit arriti të mbledhë deri në 22 miliardë dollarë të ardhura të huaja midis viteve 2022 dhe 2025, sipas një analize nga Bloomberg Economics, e cila u bazua në të dhëna zyrtare tregtare, informacione të inteligjencës dhe kërkime të pavarura mbi burimet kryesore të të ardhurave të vendit. Kjo është pothuajse katërfishi i shumës së mbledhur në katër vitet e mëparshme, menjëherë pasi SHBA-të arritën të bindnin Kinën dhe Rusinë të bien dakord për sanksionet e OKB-së që synonin ta privonin Kim nga valuta e huaj që i nevojitej për të zhvilluar programin e tij bërthamor. Megjithatë, pavarësisht...
Burimi:
javanews.al