Pas 60 ditësh armëpushim, Trump përsërit paralajmërimin ndaj Iranit: Nuk do të ketë armë bërthamore!

Pas 60 ditësh armëpushim, Trump përsërit paralajmërimin ndaj Iranit: Nuk do të ketë armë bërthamore!

60 ditë armëpushim përfunduan… dhe menjëherë presidenti amerikan, Donald Trump, përsërit qëllimin në luftën ndaj Iranit. “Qëllimi numër një është, dhe gjithmonë do të jetë, që Irani të mos ketë, në asnjë mënyrë apo formë, një armë bërthamore”, tha Trump.Irani e konsideron skadimin e 60 ditëve të paqes “krejtësisht të parëndësishëm”, pasi ushtria amerikane e ka sulmuar vazhdimisht edhe gjatë armëpushimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, tha se bisedimet me Omanin po vazhdojnë, por po marrin kohë për shkak të kompleksitetit të çështjeve dhe përpjekjeve të disa aktorëve për të minuar procesin, duke shtuar se përpjekjet diplomatike ishin duke u zhvilluar lidhur me tre pilotë iranianë që Katari thotë se kanë shkelur hapësirën e tij ajrore. Megjithatë nyja kryesore që i po i...