Kriza politike në Kosovë, edhe LDK refuzon kërkesën e Haxhiut për takim, në ngërç zgjedhja e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, edhe LDK refuzon kërkesën e Haxhiut për takim, në ngërç zgjedhja e Presidentit!

Pas PDK-së dhe Aleancës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takimin e thirrur për nesër nga Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu. Zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar për mediat se partia e konsideron Haxhiun “një nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, duke bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur prej saj. Ndërkohë, LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi ndërmjet kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në takimin e nesërm pritet të marrin pjesë Kurti dhe liderët e partive minoritare joserbe. Haxhiu i ka ftuar të gjitha partitë politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Në ftesën e saj, ajo ka...