PDK i “zë derën” Kurtit, deputetët bllokojnë hyrjen në Kryeministri: Po ushtron funksionin në kundërshtim me ligjin

PDK i “zë derën” Kurtit, deputetët bllokojnë hyrjen në Kryeministri: Po ushtron funksionin në kundërshtim me ligjin

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë vendosur përpara goditës qeveritare të kryeministrit në detyrë Albin Kurti duke i bllokuar këtij të fundit hyrjen kryesore në institucion. Deputetja Eliza Hoxha thotë se Kurti po ushtron funksionin e tij si kryeministër në kundërshtim me ligjin. Ajo i referohet ngërçit politik, me të cilin Kosova prej muajsh po përballet për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. “Që nga dita kur e kanë bërë betimin si deputetë, jo prej certifikimit të rezultateve, ata qëndrojnë ilegalisht në pozicionet që i ushtrojnë edhe sot. Për këtë jemi mbledhur këtu, për të mos e lejuar hyrjen e tij në zyrat e Kryeministrisë. Z. Kurti duhet ta kuptojë se, në vend që ta sabotojë Kuvendin, duhet të vijë aty dhe të krijojë...