A do ketë primare për zgjedhjet lokale?/ Berisha: Vendimet do merren në kohën e duhur, përcaktimet statutore janë përcaktime statutore

A do ketë primare për zgjedhjet lokale?/ Berisha: Vendimet do merren në kohën e duhur, përcaktimet statutore janë përcaktime statutore

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se vendimet për zhvillimin e primareve për zgjedhjet lokale do të merren në kohën e duhur. I pyetur nëse PD ka nisur përgatitjet për primaret, Berisha theksoi se përcaktimet statutore duhet të zbatohen. “Vendimet do të merren në kohën e duhur, por përcaktimet statutore janë përcaktime statutore. Zbatimi i tyre është një detyrim për PD-në. Sidoqoftë, forma dhe rruga që do të ndiqet do të përcaktohet nga forumet”, u shpreh Berisha. FJALA E BERISHËS: Elda Menga, TCH: Gjatë fundjavës ju pohuat se PD ka nisur punën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale. Pyetja ime konsiston, a do ketë përgatitje edhe për primaret? A ka nisur puna për përgatitjen e tyre apo këtë herë në këtë betejë lokale PD do bëjë...