“Rama dhe ministrat e tij, bronzohen në diell”/ Berisha, deklaratë: Trajtimi i zjarrfikësve të angazhuar është cinik…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë me gazetarët se Shqipëria është “totalisht në duart e krimit”. Sali Berisha: Ndërkohë, zjarret në të katër anët, në tërësi janë jashtë kontrollit. Trajtimi i zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, është cinik, i pashpirt. Asnjë qindarkë nga premtimet, dhe që i meritojnë, të shtesave për vështirësitë e mëdha përballë zjarrit, atyre gjer sot nuk u është dhënë. Asnjë prapavijë mbështetëse për punën tmerrësisht të vështirë dhe të rrezikshme që bëjnë, nuk kanë. Ndërkohë, Rama dhe ministrat e tij bronzohen në diell, në plazhet më turistike të vendit. Pra, një shtet mafioz pa ligje, që funksionon i tëri në duart e krimit.
Burimi:
sot.com.al