“Qyteti po mbytet nga plehrat, mjaft me propagandë”/ Xhixho denoncon gjendjen e mbeturinave: Kjo nuk është Tirana…

“Qyteti po mbytet nga plehrat, mjaft me propagandë”/ Xhixho denoncon gjendjen e mbeturinave: Kjo nuk është Tirana…

Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku denoncon situatën me koshat e mbingarkuar të mbeturinave në Kryeqytet dhe akuzon pushtetin vendor për mungesë higjiene e shërbimi ndaj qytetarëve. “TIRANA PO MBYTET NGA PLEHRAT! Koshat e mbeturinave janë kthyer në pika grumbullimi plehrash, me mbetje që derdhen në rrugë dhe qëndrojnë ditë të tëra pa u pastruar. Kjo nuk është “Tirana europiane” që na reklamon qeveria. Është një qytet që po mbytet nga papastërtia, era e rëndë dhe mungesa e higjienës. Qytetarët paguajnë taksa për pastrimin e qytetit. Atyre u takon një Tiranë e pastër, jo një qytet i mbuluar me plehra! Mjaft me propagandën. Tirana ka nevojë për pastrim, kontroll dhe përgjegjësi, jo për fasada dhe foto”, shkruan...