“Skapi është bashkëpunëtor i karteleve të drogës”/ Berisha, nuk kursen akuzat: ‘Aruba’ është dëshmia më flagrante
Kryetari i Partisë Demokrate, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe organit të posaçëm të akuzës, SPAK, duke deklaruar se situata aktuale e kriminalitetit në vend dëshmon një bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes shtetit dhe krimit të organizuar. Gjatë një konference për mediat, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si ‘kreun e Meduzës’ dhe përgjegjësin kryesor për gjendjen e sigurisë në vend. Deklarata e Berishës: “Edi Rama është kreu i Meduzës. Është padrinoja i mafies shqiptare. A e lexuat se çfarë thoshte? Kur gazetari i nderuar i UnHerd i thoshte na thuaj pak për Arubën, që sot çdo shqiptar e di që në Aruba ishin përfaqësuesit e karteleve shqiptare më të fuqishme të drogës, ishin...
Burimi:
sot.com.al