Vijon vatra e zjarrit në Qafë Helmes të Bulqizës, ndërhyrja nga toka e pamundur, kërkohet mbështetje nga ajri
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin Qafë Helmes, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë të bashkisë Bulqizë. Punonjësit e Bashkisë Bulqizë dhe Dibër, si dhe emergjencat, po punojnë për fikjen e zjarrit, por e kanë të pamundur. Ata kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Burimi:
sot.com.al