‘Kush ndërhyri në sistemin TIMS në favor të Irena Gjokës?’/ Kalaja: SPAK është kthyer në ‘Maternitet’, nesër depozitojmë prova të reja

‘Kush ndërhyri në sistemin TIMS në favor të Irena Gjokës?’/ Kalaja: SPAK është kthyer në ‘Maternitet’, nesër depozitojmë prova të reja

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar se do të paraqitet nesër, më 18 gusht, në orën 11:00 pranë SPAK, ku thotë se do të depozitojë një kallëzim shtesë dhe prova të reja. Në një postim në Facebook, Kalaja ironizon SPAK-un, duke e cilësuar si “Maternitet” dhe shprehet se do t’i kërkojë drejtuesve të institucionit përgjigje mbi të dhënat e sistemit TIMS, lidhur me një Irena Gjokën dhe djalin e saj. Ajo ngre pyetje mbi pretendimet për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe përmend emrat e Taulant Ballës, Ulsi Manjës dhe Oltion Bistrit, duke kërkuar të hetohet nëse ka pasur lidhje mes këtyre personave dhe veprimeve në sistem. Kalaja ngre gjithashtu dyshime për amnistimin e Oltion Bistrit dhe heqjen e sekuestros së disa pasurive, duke përmendur edhe emra...