Shkencëtarët zbulojnë rrjetin nervor të fshehtë që ndihmon rritjen e kancerit të gjirit

Shkencëtarët zbulojnë rrjetin nervor të fshehtë që ndihmon rritjen e kancerit të gjirit

Një studim i ri ka zbuluar se tumoret agresive të gjirit mund të përvetësojnë qelizat e sistemit imunitar për të tërhequr nervat drejt tumorit, duke krijuar kushte që duket se endihmojnë kancerin të rritet dhe të mbijetojë. Shkencëtarët e dinë prej vitesh se shumë tumore të ngurta pra masa kanceroze që formohen në organe ose inde përmbajnë rrjete të dendura nervore. Megjithatë, ka qenë më pak e qartë se si këta nerva arrijnë të hyjnë në tumor. Studimi i ri, i publikuar në revistën shkencore Cell Death & Differentiation, ofron një shpjegim për këtë proces te kanceri i gjirit trefish-negativ, një formë veçanërisht agresive e kancerit të gjirit që është e vështirë për t'u trajtuar. Qelizat imunitare ndihmojnë në tërheqjen e nervave drejt tumoreve Studiuesit zbuluan se...