Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit

Pas përfundimit të koncesionit të dializës, shteti ka hapur një tender të ri për ofrimin e këtij shërbimi në pesë spitale rajonale, me një fond mesatar vjetor rreth 23% më të lartë se pagesa e kryer për PPP-në në vitin 2025 dhe 43 % më e lartë se mesatarja e pagesave  vjetore nga viti 2017-2025. Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit sh.a. ka shpallur procedurën për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendrat e ngritura pranë spitaleve të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit. Fondi limit i tenderit është rreth 4.59 miliardë lekë, ndërsa marrëveshja kuadër do të ketë një kohëzgjatje prej 48 muajsh. E ndarë për katër vjet, vlera arrin mesatarisht në rreth 1.15 miliardë lekë në vit. Kjo shumë është ndjeshëm...