Dafina Zeqiri ndez Korçën, spektakël në natën finale të Festës së Birrës
Showbiz E Hënë, 17 Gusht 2026 16:43 Korça i dha fund pesë netëve të festës dhe muzikës, duke përmbyllur edicionin e 20-të të Festës së Birrës me një mbrëmje të mbushur me energji dhe një numër të madh qytetarësh e turistësh. Nata finale nisi me Rilind Alimanin dhe grupin Three Dots, të cilët ngrohën atmosferën dhe mbajtën publikun të përfshirë gjatë mbrëmjes. Por momenti më i shumëpritur ishte ngjitja në skenë e Dafina Zeqirit. Për herë të parë pjesë e kësaj feste, artistja performoi hitet e saj përpara mijëra të pranishmëve, duke e kthyer natën e fundit në një spektakël të vërtetë. Këtë vit, Festa e Birrës u zhvillua për herë të parë në Polin e Eventeve, hapësira e re e krijuar nga Bashkia Korçë...
Burimi:
kohajone.com