Lori Hoxha heq nga puna Megi Pojanin? Zërat që po qarkullojnë

Lori Hoxha heq nga puna Megi Pojanin? Zërat që po qarkullojnë

Gjashtë vjet pasi u shndërrua në një emision të përditshëm, “Për’puthen” do të vazhdojë transmetimin në sezonin e ri, por me ndryshime të rëndësishme. Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se Megi Pojani nuk do ta drejtojë më programin. Përveç moderimit, ndryshime priten edhe në autorësinë e formatit, rol që gjatë sezonit të fundit mbahej nga Megi dhe Neda Balluku. Ende nuk është vendosur publikisht se kush do ta pasojë, megjithatë në prapaskenë po përfliten dy ish banore të “Big Brother VIP”. “Për’puthen” u kthye në një fenomen televiziv gjatë pandemisë, kur historitë dhe personazhet e tij dominonin rrjetet sociale dhe shënonin shifra rekord shikueshmërie. Në sezonet pasuese interesi pësoi rënie të dukshme, megjithatë formati vazhdon të mbetet një prej emisioneve të...