”Noma” dhe Labinot Tahiri mobilizohen për Herën, mblidhen mbi 10 mijë euro për trajtimin e 11-vjeçares
Showbiz E Hënë, 17 Gusht 2026 15:23 Restoranti Noma dhe stafi i tij janë solidarizuar me 11-vjeçaren Hera, e cila ndodhet në Turqi duke marrë trajtim të specializuar pas një aksidenti të rëndë me karting në Kosovë. Noma ka mbledhur sot 500 euro për Herën, duke iu bashkuar kështu thirrjes për ndihmë për mbulimin e shpenzimeve të operacionit dhe trajtimit të saj. Ndërkohë, këngëtari Labinot Tahiri ka mbledhur në pak çaste shfirën prej 10 mijë euro për Herën, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë moment të vështirë për vajzën dhe familjen e saj. Familjes së Herës i nevojiten rreth 90 mijë euro për trajtimin mjekësor, ndërsa 11-vjeçarja pritet të qëndrojë rreth 56 ditë në Turqi. Shembulli i Nomas dhe kontributi i Labinot Tahirit...
Burimi:
kohajone.com