FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp
Një grua, duke shëtitur në pyjet e Republikës Çeke, zbuloi aksidentalisht më shumë se 2150 monedha argjendi, të fshehura atje rreth 900 vjet më parë. Gruaja gjeti në rajonin Kutnohorský të Republikës Çeke, një enë qeramike që përmbante më shumë se 2,150 monedha argjendi mesjetare, të njohura si denarë. Pjesa më e madhe e enës u shkatërrua, por monedhat mbetën në një formacion të dendur. Gjetja u ekzaminua nga ekspertë të Institutit Arkeologjik të Akademisë Çeke të Shkencave dhe Muzeut Çek të Argjendit në Kutná Hora. Arkeologët e quajtën thesarin një nga gjetjet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Ekspertët vlerësojnë se monedhat u vendosën në tokë gjatë çerekut të parë të shekullit të 12-të, gjatë një periudhe paqëndrueshmërie të fortë politike. Në atë...
Burimi:
javanews.al