Bllokohen 5 mjete lundruese pa dokumente në Sarandë, gjobiten pronarët

Bllokohen 5 mjete lundruese pa dokumente në Sarandë, gjobiten pronarët

Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë bllokuar pesë mjete lundruese gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën bregdetare. Mësohet se, mjetet e llojit skaf dhe jet-ski u konstatuan pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord. Në pranga të kontrolleve ra skafi “Deda” si dhe katër jet-ski të emërtuara “Kania 2021”, “Renaldo”, “Ksamili 5” dhe “Ksamili 6”. Pronarët e tyre me iniciale M. D., Dh. L., Xh. M. dhe E. M., u identifikuan menjëherë nga uniformat. Për shkeljet e konstatuara, ndaj secilit mjet është vendosur një masë administrative prej 10.000 lekësh. Policia Kufitare vijon kontrollet në det për të garantuar zbatimin e rregullave të lundrimit dhe sigurinë e pushuesve.