Kontrolle ndaj bizneseve online, mbi 2 mijë subjekte në lupën e Administratës Tatimore

Kontrolle ndaj bizneseve online, mbi 2 mijë subjekte në lupën e Administratës Tatimore

Administrata Tatimore do të shtojë kontrollet ndaj tregtisë dhe shërbimeve online, me fokus te formalizimi i këtij sektori. Në lupën e Tatimeve do të kalojnë mbi 2 mijë subjekte aktive të identifikuara si pjesë e aktivitetit online. Strategjia kundër informalitetit synon identifikimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në internet dhe verifikimin e detyrimeve të tyre fiskale. Një nga pikat kryesore do të jetë deklarimi i saktë i qarkullimit dhe përmbushja e detyrimeve për TVSH-në. Kontrollet do të përfshijnë gjithashtu deklarimin e punonjësve dhe pagave të tyre. Administrata do të verifikojë edhe respektimin e rregullave të faturimit elektronik. Për identifikimin e problematikave do të përdoret edhe analiza e riskut. Mesazhi i Tatimeve për bizneset është i qartë: aktiviteti në internet nuk i përjashton nga detyrimet tatimore....