Qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Shikoni, dëgjoni, bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot!
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 79-të të protestës. Protestuesit janë nisur drejt godinës së qeverisë, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa e panegociueshme për dorëheqjen e tij. “Rama jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve, të cilët vijojnë të ecin drejt Kryeministrisë. “Shikoni, dëgjoni, bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot!”, thërrasin protestuesit gjatë marshimit. Protesta kundër qeverisë vijon prej 79 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit pritet të vendosen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë me fjalimet e tyre kundër qeverisë.
Burimi:
gijotina.com