Qeni antidrogë zbulon kanabis në kufi, ndalohen dy të rinj në Qafë-Botë

Qeni antidrogë zbulon kanabis në kufi, ndalohen dy të rinj në Qafë-Botë

Dy të rinj janë ndaluar nga Policia Kufitare në Qafë Botë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin është gjetur lëndë e dyshuar narkotike. Sipas policisë, në sportelin e daljes nga Shqipëria janë paraqitur një 29-vjeçar i lindur në Greqi, me inicialet M. H., dhe një 21-vjeçar nga Librazhdi, A. Z., i cili drejtonte automjetin tip “Toyota Yaris”. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, automjeti është kontrolluar edhe me qenin antidrogë. Reagimi i tij ka çuar në kontrollin e çantës së shpinës së 29-vjeçarit, ku brenda një pakete cigaresh është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Pas zbulimit të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e të dy të rinjve, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të...