Aksident në Farkë/ Traileri përmbyset në rrugë, një i plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Farkës në Tiranë, pranë xhamisë së zonës. Sipas raportimeve paraprake, një automjet është përplasur me një trailer me këtë të fundit që është përmbysur në mes të rrugës dhe duke bllokuar qarkullimin. Nga të dhënat e para nga vendngjarja, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe përmbysjes së mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë Rrugore. Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për lehtësimin e trafikut si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të këtij aksidenti.
Burimi:
gijotina.com