Ndërtimet pa leje në Ksamil/ Lirohet nga burgu ish-shefi i Policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari, duke vendosur lirimin e tij nga qelia. Togat e zeza të shkallës së dytë zbutën masën e mëparshme “arrest me burg”, duke caktuar ndaj tij masën shtrënguese “detyrim për t’u paraqitur” pranë policisë gjyqësore. Bashllari u ndalua më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën dyshimet për shpërdorim detyre, me aludimet se kishte lejuar ndërtime pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.
Burimi:
gijotina.com