Lejoi ndërtimet pa leje në bregdet/ Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit Sarandë
Gjykata e Apelit ka pranuar ankimin e ish-shefit të Komisariatit Sarandë, Gëzim Bashllari, duke ndryshuar masën e sigurimit ndaj tij nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitjeje”. Bashllari akuzohet nga Prokuroria e Sarandës për “Shpërdorim detyre”, lidhur me kontrollet dhe procedimet për ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit. Sipas akuzës, ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë ushtrimit të funksionit të tij si drejtues i Komisariatit të Sarandës. Kujtojmë se Bashllari u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me kontrollet dhe procedimet për ndërtimet pa leje në këto zona. Me vendimin e Gjykatës së Apelit, ish-drejtuesi i policisë do të hetohet në gjendje të lirë, nën masën e “Detyrimit për paraqitje”, ndërsa procedimi...
Burimi:
syri.net