“Faktet të mos përdoren në mënyrë selective”- AMA i përgjigjet PD-së për presionet ndaj operatorëve kabllorë: Vetëm 5 prej tyre s’kanë bërë ende marrëveshje!
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar sot ndaj akuzave të ardhura nga Partia Demokratike lidhur me atë që opozita e quan monopolizim të tregut audioviziv përmes kërkesave për rritje të çmimeve dhe ndërprerje të sinjalit për operatorët kabllorë. Në një deklaratë për mediat, AMA tha se përkundër pretendimit të PD-së se 65 operatorë kabllorë po përballen me ndryshime të kushteve kontraktuale, në fakt vetëm pesë prej tyre nuk i kanë arritur ende marrëveshjet me Digitalb dhe Tring. “Faktet duhen lexuar në tërësinë e tyre, jo të përdoren në mënyrë selektive. Faktet flasin më shumë se deklaratat: Në Shqipëri janë 84 subjekte të autorizuara nga AMA për përsëritjen e shërbimeve audiovizive. Vetëm 5 prej tyre nuk kanë arritur ende marrëveshje tregtare me DigitAlb dhe Tring për...
Burimi:
javanews.al