‘Gënjeshtra’ – IRGC e Iranit hedh poshtë pretendimin e Trump për bisedime të fshehta
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit hodhi poshtë të hënën si "gënjeshtra" pretendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Uashingtoni po zhvillonte bisedime sekrete me zyrtarët e IRGC-së për çështje që lidhen me luftën. “Nuk po zhvillohen bisedime midis zyrtarëve të IRGC-së dhe amerikanëve”, tha zëdhënësi Hossein Mohibbi për agjencinë e lajmeve Tasnim të Iranit. Ai tha se pretendimet e udhëheqësit amerikan ishin “gënjeshtra” dhe “fantazi të lindura nga iluzione dhe ankthe që rezultojnë nga disfata dhe dëshpërimi në luftë”. Zëdhënësi shtoi se çështjet diplomatike trajtoheshin nga institucione të tjera shtetërore iraniane dhe binin jashtë fushëveprimit të IRG-së. “Sipas informacionit që kemi dhe deklaratave të zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, aktualisht nuk po zhvillohen bisedime me amerikanët – madje as në atë...
Burimi:
syri.net