Qiratë ditore, Vlora dhe Durrësi ‘në garë’ me Tiranën për fitimet
Harta e qiradhënies afatshkurtër në Shqipëri po zgjerohet përtej destinacioneve tradicionale. Tirana mbetet tregu më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, e mbështetur nga udhëtimet për biznes, eventet, vizitat familjare dhe qëndrimet e shkurtra të turistëve që hyjnë ose largohen nga vendi. Në bregdet, të ardhurat janë më të përqendruara në sezon, por edhe potenciali për tarifa më të larta është më i madh. Durrësi përfiton nga afërsia me Tiranën dhe nga sezoni relativisht i gjatë, ndërsa Vlora, Saranda dhe Ksamili mbështeten te flukset e forta verore. Në këto zona, një pjesë e madhe e të ardhurave vjetore mund të realizohet brenda pak muajsh. Qytetet historike, si Berati dhe Gjirokastra, kanë një profil tjetër. Kërkesa lidhet më shumë me turet kulturore, qëndrimet e shkurtra dhe udhëtarët...
Burimi:
sot.com.al