“Ta çojmë përpara këtë protestë”/Aktivisti Ilir Xhemalaj: Na bashkon qëllimi për rrëzimin e këtij sistemi, jemi familje

“Ta çojmë përpara këtë protestë”/Aktivisti Ilir Xhemalaj: Na bashkon qëllimi për rrëzimin e këtij sistemi, jemi familje

Aktivisti Ilir Xhemalaj, i ftuar në nje studio televizive, ka folur mbi ecurinë dhe qëllimin e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, të cilat vijojnë prej më shumë se dy muajsh në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Xhemalaj theksoi se lëvizja qytetare po bën bashkë njerëz të kategorive të ndryshme sociale, të cilët bashkohen nga të njëjtat probleme të përditshme dhe nga dashuria për vendin: “Na bashkon qëllimi i përbashkët. E para është atdhedashuria për vendin dhe e dyta rrëzimi i qeverisë aktuale dhe sistemit 80-vjeçar që ka bllokuar energjinë e të rinjve që sot është derdhur në shesh dhe po kërkon ndryshim. Atdhedashuria është e para. Njerëzit përbashkohen nga problemet e njëjta që kanë, hallet e njëjta që kanë.” “Në...