Rritet sasia e parave që qarkullojnë në ekonomi, Banka e Shqipërisë: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari!

Rritet sasia e parave që qarkullojnë në ekonomi, Banka e Shqipërisë: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari!

Më shumë para po qarkullojnë në ekonominë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut, paratë në qarkullim arritën në rreth 546 miliardë lekë, nga rreth 501 miliardë lekë që ishin në janar. Bëhet fjalë për një rritje prej rreth 45 miliardë lekësh në vetëm shtatë muaj, ose afërsisht 9% më shumë. Rritja ka qenë veçanërisht e dukshme në muajin korrik, kur paratë në qarkullim u shtuan me rreth 18 miliardë lekë krahasuar me qershorin. Por çfarë nënkupton kjo për qytetarët? Kur flasim për “para në qarkullim”, bëhet fjalë kryesisht për kartëmonedhat dhe monedhat fizike që ndodhen në duart e qytetarëve dhe bizneseve dhe përdoren për pagesa, blerje apo transaksione të përditshme. Pra, sa më e madhe të jetë kjo...