Kuvendi 2.9 mln euro tenderë/ 1200 euro një karrige deputeti, 400 mijë euro për televizionin

Kuvendi 2.9 mln euro tenderë/ 1200 euro një karrige deputeti, 400 mijë euro për televizionin

Kuvendi i Shqipërisë planifikon që deri në fund të këtij viti të hapë procedura prokurimi me një vlerë të përgjithshme prej 265 milionë lekësh, ose rreth 2.9 milionë euro. Një nga tenderët me vlerën më të lartë është ai për ngritjen e platformës “MediaHub”, një paketë e integruar komunikimi që parashikohet të përdorë edhe inteligjencën artificiale. Për këtë projekt, i cili shihet si hapi i parë drejt krijimit të një televizioni të Kuvendit, janë planifikuar rreth 400 mijë euro. Megjithatë, ende nuk është hartuar projekti që do të përcaktojë mënyrën se si do të funksionojë ky mekanizëm. Vetëm hartimi i tij pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 6,500 euro. Përpjekja e parë për të gjetur një subjekt ose individ që do të hartonte projektin dështoi. Më...