‘Gurëzeza’ në Fier e harruar/ Banorët ankohen të shqetësuar, për rrugën: Në 2026 kalohet vetëm me gomar

‘Gurëzeza’ në Fier e harruar/ Banorët ankohen të shqetësuar, për rrugën: Në 2026 kalohet vetëm me gomar

Segmenti rrugor rreth 4 kilometra që të çon drejt pikës turistike dhe historike të Gurëzezës, në Cakran të Fierit, është tërësisht i amortizuar dhe prej 17 vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Gjendja e rrugës është kthyer në një shqetësim të madh për banorët e zonës, por edhe për vizitorët që duan të shkojnë drejt një prej pikave me vlera historike dhe turistike të kësaj zone. Sipas banorëve, përveç vendbanimit të lashtë ilir të Gurëzezës, kjo rrugë të çon edhe drejt Teqesë 400-vjeçare të Baba Refatit. Shehu i teqesë, Pëllumb Sulaj, thotë se amortizimi i rrugës ka sjellë një rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe besimtarëve, duke ndikuar edhe në zbehjen e festimeve tradicionale, krahas shpopullimit të zonës. “Kjo rrugë është bërë që...