Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë
Zbardhet dinamika e aksidentit fatal në Durrës, ku humbi jetën një 66-vjeçar. Nga pamjet shihet momenti kur shoferi 26-vjeçar i taksisë, Aldi Talelli, ka parkuar makinën fillimisht në vijat e bardha, e në një moment të dytë, makina duket se del nga kontrolli dhe hipën në trotuar. Në këtë moment kanë qenë duke kaluar disa qytetarë, mes tyre edhe një vajzë e vogël, ndërsa makina ka marrë para dhe ka përplasur në pjesën e biznesit 66-vjeçarin, Fezi Dine, informon TCH. Shoferi shihet brenda në makinë, ku pas përplasjes ka ecur mbrapsht, ndërsa nuk ka dalë nga mjeti. Edhe pse qytetarët i kanë dhënë ndihëm e parë dhe më pas është transportuar në spital, si pasojë e plagëve i plagosuri ka humbur jetën në spital.
Burimi:
javanews.al