Situatë kritike me vatrën e zjarrit në Lufaj të Matit, era e favorizon dhe flakët përparojnë drejt zonave të banuara!
Situatë kritike nga zjarret në zonën e Matit. Vatra e rënë në fshatin Lufaj vijon të paraqitet problematike, ndërsa vatra ka kaluar në territorin e Bashkisë Mat, në zonën e njohur si “Qafa e Sharrit”. Sipas informacionit mbi situatën, perimetri i zjarrit shtrihet nga “Qafa e Sharrit” deri në Shpellën e Valit, në një sipërfaqe pyjore të përbërë kryesisht nga dushqe dhe shkurre, si dellenjë, krifshë, shkozë dhe bimësi tjetër. Terreni i vështirë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e bën të komplikuar ndërhyrjen e forcave nga toka. Pjesa më e madhe e zonës është shkëmbore, ç’ka nuk lejon hapjen e korridoreve për izolimin e materialit djegës dhe krijimin e brezave mbrojtës. Perimetri i zjarrit vlerësohet rreth 5-6 kilometra dhe, për shkak të terrenit...
Burimi:
javanews.al