Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdorëzua. Zjarrfikësit nuk kanë marrë shtesat e premtuara

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdorëzua. Zjarrfikësit nuk kanë marrë shtesat e premtuara

Ylli Zalla nuk është arrestuar nga policia, por u vetëdorëzua. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa komentoi aksionin e policisë për kapjen e të shumëkërkuarit. “Këto ditë u provuan shqiptarëve se vendi është totalisht në duart e krimit.Në Sarandë, ai që duhet të luftojë krimin, shkon në diskotekë dhe në akte të palejueshme shqetëson qytetarët në lokal, detyron badigardët ta nxjerrin si një rrugaç jashtë lokalit dhe pastaj vërsulet policia kundër tyre. Në Elbasan, siç e patë ju, ditën për drekë, para kamerave, para gjithë qytetarëve, vrasësi i vendos pas kokën tytën e revoles viktimës, pa asnjë lloj hezitimi apo shqetësimi.Pas arrestimit, fillon përbaltja edhe e kriminelit, edhe e viktimës, në përputhje me doktrinën ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit’. Një i shumëkërkuar, Ylli...