“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon vrasjen e 30-40 palestinezëve në Gaza çdo natë

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon vrasjen e 30-40 palestinezëve në Gaza çdo natë

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që forcat izraelite të vrasin çdo natë 30–40 persona në Gaza. Ben-Gvir i bëri deklaratat gjatë një podcasti me Rom Braslavskin, një ish-i burgosur izraelit i mbajtur në Gaza. Episodi u publikua të dielën dhe deklaratat e ministrit u shpërndanë gjerësisht në mediat palestineze. “Ka njerëz atje që nuk e meritojnë të jetojnë. Ata nuk duhet të jetojnë. Ata nuk janë as njerëz”, tha Ben-Gvir, ndërsa kërkoi vrasje të synuara të palestinezëve në Gaza. Deklaratat janë pjesë e një historie të gjatë qëndrimesh ekstremiste nga Ben-Gvir, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ka në varësi policinë dhe shërbimet e burgjeve në Izrael. Ndërsa Izraeli i afrohet zgjedhjeve të 27...