Goditje për Trumpin para zgjedhjeve, sondazhi nxjerr shifrën alarmante: 53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht
Një sondazh i Financial Times ka rrëzuar pretendimet e administratës Trump se gjendja ekonomike e amerikanë u përmirësua gjatë vitit të kaluar. “A do të thoshit se ndiheni më mirë apo më keq nga pikëpamja financiare, që kur Donald Trump mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025?” ishte pyetja e drejtuar në anketë, ku përgjigja e votuesve të regjistruar ishte e ashpër dhe e drejtpërdrejtë: 53% e tyre thanë se financat në fakt, u janë përkeqësuar që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pakënaqësia është e dukshme edhe mes votuesve të pavarur, ku 57% deklarojnë se janë më keq financiarisht, ndërsa një e katërta e votuesve republikanë shprehen gjithashtu të pakënaqur. Sondazhi, vjen më pak se tre muaj para zgjedhjeve...
Burimi:
javanews.al