Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi u përplas nga një automjet paraditen e sotme në lagjen 13 të Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, ku shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, 26-vjeçari A. T., është shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia po kryen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen me pasojë vdekjen e 66-vjeçarit.