Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

Lufta me zjarret vijon ende në parkun kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”, por për fat të mirë, tashmë nuk rrezikohen banesa. Dhjetëra forca dhe dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar në operacionin për neutralizimin e flakëve. Situatën nga afër e ka parë edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, i cili tha se aktualisht nuk ka rrezik për banesat, ndërsa perimetri i zjarrit dhe mundësia e përhapjes së flakëve janë kufizuar. Aktualisht në terren janë të angazhuar 115 forca bashkiake, 13 efektivë të Policisë, 11 punonjës të ADZM-së, 14 efektivë të MZSH-së, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë “Air Tractor”. Edhe në zonën e Bulqizës vijon lufta me flakët. Nga krahu i Bulqizës, zjarri në Qafë-Helmës është shuar,...