Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën pasi u godit nga rrufeja
Një turist 30-vjeçar amerikan humbi jetën tragjikisht ndërsa ngjitej në malin Etna, në Siçili. I riu u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në një zonë të ndaluar të vullkanit. Sipas mediave italiane, 30-vjeçari ishte nisur me synimin për t’iu afruar sa më shumë majës së Etnës. Gjatë ngjitjes, ai kishte hyrë në një zonë ku hyrja është e ndaluar për shkak të rrezikut. Alarmi për shpëtimin e tij u dha pak para orës 20:00 të së dielës, ndërsa në operacion u angazhua edhe një helikopter i Shërbimit Zjarrfikës italian. Ekipet e shpëtimit e gjetën 30-vjeçarin në gjendje tejet të rëndë dhe e transportuan me urgjencë drejt spitalit Cannizzaro në Katania. Turisti mbërriti në urgjencë në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar,...
Burimi:
vizionplus.tv