Policia ngre njësi të posaçme për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet

Policia ngre njësi të posaçme për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një takim me drejtuesit vendorë te Policisë së Shtetit në 12 qarqe. Bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar një qasje më proaktive për zjarret, ndryshe nga e shkuara. “Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket. Aty fillon pyetja se pse ndodhi, kush e shkaktoi dhe nëse pas tij fshihet një vepër penale. Detyra jonë është që çdo zjarr të dyshimtë të hetohet profesionalisht, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin zjarrfikës, Emergjencat Civile, bashkëpunimi me komunitetin, shfrytëzimi i teknologjisë dhe ekspertizës më të mirë forenzike brenda...