Berisha sulmon qeverinë: Zjarrfikësit po trajtohen në mënyrë të pashpirt nga qeveria
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zjarret në vend janë jashtë kontrollit, ndërkohë akuzoi qeverinë për trajtim “cinik dhe të pashpirt” ndaj zjarrfikësve. Duke folur për mediat, lideri i opozitës tha se punonjësit e angazhuar në shuarjen e flakëve nuk kanë marrë ende shtesat e premtuara për vështirësitë dhe rrezikun e punës. Ai kritikoi gjithashtu qeverinë, duke akuzuar Ramën dhe ministrat e tij se ndodhen në plazhe, ndërsa zjarrfikësit përballen me situata të rrezikshme. “Ndërkohë, zjarret në të katër anët, në tërësi janë jashtë kontrollit. Trajtimi i zjarrfikësve dhe punonjësve të angazhuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, është cinik, i pashpirt. Asnjë qindarkë nga premtimet, dhe që i meritojnë, të shtesave për vështirësitë e mëdha përballë zjarrit, atyre gjer sot nuk u...
Burimi:
ntv.al