Tragjedi në Turqi/ Shpërthen goma e minibusit, humbin jetën 7 persona, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Turqi/ Shpërthen goma e minibusit, humbin jetën 7 persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të shtunën në mëngjes, në provincën e Dijarbakirit, në juglindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave, mes tyre dy fëmijë. Autoritetet lokale fillimisht raportuan për pesë viktima dhe 11 të plagosur, por bilanci u rrit më vonë. Sipas zyrës së guvernatorit, dy persona humbën jetën në vendin e aksidentit, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë në spitalet ku u transportuan për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, nëntë persona vazhdojnë të marrin trajtim në spital, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas televizionit turk NTV, minibusi po transportonte anëtarë të një familjeje drejt Mushit, në juglindje të vendit, ku do të zhvillohej një ceremoni fejese. Udhëtimi familjar përfundoi në tragjedi pasi një prej gomave të automjetit...